Operacioni “Vjeshta” – arrestohen 6 persona. Tregtonin heroinë në zona të ndryshme të Tiranës

Sakte.net / E shtune, 15 Tetor 2016  –  10:34

Gjashtë persona janë vënë në pranga pasi u kapën nga policia e Tiranës duke iu sekuestruar 22 doza heroine. Policia sqaron se të arrestuarit e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal në zona të ndryshme të Tiranës, si Pallati ma Shigjeta, Qendër, Tirana e Re, Laprakë dhe Shkolla e Bashkuar. Personat u kapën në flagrancë, pasi është bërë e mundur që tiu faktohet aktiviteti kriminal i shitjes së lëndës të dyshuar narkotike të llojit “Heroinë”.

Të arrestuarit janë: 

1. Dardan Koçi, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepren penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

2. Julian Xhaferaj, 25 vjeç, banues në Tiranë.

3. Aldo Sulejmani, 36 vjeç, banues në Tiranë.

4. Gerti Hoxha, 43 vjeç, banues në Tiranë.

5. Flamur Haxhiaj, 40 vjeç, banues në Tiranë.

6. Benard Kurtaj, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 22 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojt Heroinë.
– 10 telefona celular.
– 1 Motorçikletë.

Operacioni i koduar “Vjeshta” u zhvillua sot  nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me forcën e Posaçme Operacionnale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuara nga Neni 283-25 i Kodit Penal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme