Operatori serb MTS do të përdorë kodin +383

Marrëveshja për kodin telefonik, e arritur në Bruksel, gjatë dialogut Kosovë-Serbi, ka pasur edhe një kusht nga pala serbe.

Kushti ka qenë futja e kompanisë serbe MTS d.o.o. për të operuar në Kosovë, deri në zgjedhjen e operatorit të tretë. Sipas drejtorit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, edhe operatori serb do ta përdorë kodin telefonik +383.

“Edhe operatori i ri që do të vijë në Kosovë nga Serbia, MTS d.o.o do ta përdorë kodin telefonik +383, si edhe të gjithë të tjerët”, ka thënë drejtori i rregullatorit.

Kompania serbe e telefonisë fikse dhe mobile MTS, antenat për funksionim të saj do t’i vendosë në 30 lokacione të territorit të Kosovës, kryesisht në zonat e banuara me serbë.

Po ashtu kjo kompani do t’i ketë në dispozicion 60 mijë numra. Licenca për operim i është dhënë nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Dhënia e licencës operatorit serb është bërë menjëherë pasi Kosova ka marrë kodin shtetëror +383.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme