Opozita e Lipjanit shkarkon kryesuesen e Kuvendit, pozita braktis seancën

Këshilltarët e KK-së në Lipjan me shumicë votash të mërkurën kanë shkarkuar nga posti kryesuesen e Kuvendit, Vlora Limani-Hajnuni. Por Ekzekutivi dhe këshilltarët e LDK-së e kanë braktisur seancën me arsyetimin se pikat e rendit të ditës nuk morën votat e mjaftueshme për procedim.

Kjo përplasje midis pozitës e opozitës ka ndodhur derisa në fillim të seancës Florent Hoxha, shef i grupit të këshilltarëve nga radhët e PDK-së, ka kërkuar futjen një pike të rendit të ditës për votëbesim të pozitës së kryesuesit të KK-së duke u bazuar në ligjet e vetëqeverisjes lokale. Hoxha ka sqaruar se pas prishjes së koalicionit qeverisës LDK-AAK, Ekzekutivi e ka humbur shumicën e numrave në KK, andaj është e drejtë legjitime e këshilltarëve të kërkojnë vetëbesim të pozitës së kryesuesit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme