Opozita kërkon përgjegjësi dhe dorëheqje nga Toshkovski, për rastin e vrasjes së 31-vjeçares Rosica Koceva nga Velesi

Opozita kërkon përgjegjësi dhe dorëheqje nga ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, për rastin e vrasjes së 31-vjeçares Rosica Koceva nga Veles, e cila u vra para dy javësh nga ish-partneri i saj. LSDM akuzon përsëri se policia nuk ka vepruar mbi denoncimet për dhunë para vrasjes dhe kërkon të sqarohet nëse Koceva i është drejtuar personalisht Toshkovskit dhe ai nuk ka reaguar. Ndërkohë, MPB njoftoi procedurë disiplinore ndaj 11 personave nga SPB Veles që kishin trajtuar denoncimet për dhunë, por pavarësisht kësaj, opozita mendon se prokuroria duhet ende të hetojë dhe të përcaktojë pse nuk është vepruar, ndërsa Toshkovski duhet të japë dorëheqje.

“Prokuroria duhet të hapë urgjentisht hetim për të gjithë të përfshirët. Duhet të hetohet çdo mangësi, çdo mosveprim, çdo vendim që ka kontribuar që një grua të lihet e vetme në mëshirën dhe mizorinë e një dhunuesi. Ka edhe një pyetje tjetër për të cilën publiku duhet të marrë përgjigje. A i është drejtuar me të vërtetë Rosica personalisht ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski? Toshkovski mohon, por miqtë e Rosicës dëshmojnë se ajo u ka treguar mesazhin që ia kishte dërguar. Nëse mesazhi vërtet është dërguar, ky është një skandal shtesë me përmasa të larta. Prandaj, kërkojmë përgjegjësi – jo vetëm nga policët, por edhe nga shefat dhe eprorët e tyre, nga gjithë udhëheqja e SPB Veles, dhe veçanërisht nga ministri i Brendshëm. Pançe Toshkovski duhet të japë dorëheqje për arsye morale”, tha Daniella Koleva, kryetare e Forumit të Grave të LSDM-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme