Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

40 deputetët e Lidhjes Demokratike dhe Lëvizjes Vetëvendosjes, dje kanë propozuar një Rezolutë me të cilën kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Në debatin e mbrëmshëm parlamentar i cili nisi në orën 20:00, pati akuza e kundërakuza rreth asaj se kush ishte fajtor që vendet evropiane nuk i hoqën vizat për qytetarët e Kosovës, përcjell lajmi.net.

Opozita e bëri fajtore qeverisjen aktuale, të cilën e akuzuan për korrupsion e krim të organizuar.

Ndërsa, deputetët e pozitës akuzuan kolegët e opozitës, sidomos ata të Vetëvendosjes, për sjelljet e tyre tre vjet më parë, ku sipas tyre Kosova ishte në pozitë më të favorshme.

Debati përfundoi në orën 01:00.

Rezoluta e opozitës pritet të votohet sot para fillimit të seancës së rregullt.

Tri pikat e Rezolutës:

  1. Forcat politike parlamentare të ulen në tryezën e bisedimeve për të dakorduar agjendën për krijimin e institucioneve të reja përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
  2. Pas këtij dakordimi, Qeveria e Kosovës të dorëhiqet dhe Kuvendi të shpërbëhet për t’i hapë rrugë formimit të institucioneve të reja.
  3. Forcat politike të dakordohen që gjatë kësaj periudhe të mos dëmtohen proceset e rëndësisë nacionale, duke u siguruar që të adresohen çështjet më urgjente para se të shpërbëhet Kuvendit, para së gjithash votimi i pakos së ligjeve për ushtrinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme