Opozita me një sërë propozimesh për zgjidhjen e krizës ekonomike

Gazetar: Mefail Ismaili

Opozita me një sërë propozimesh për zgjidhjen e krizës ekonomike dhe energjetike. VMRO DPMNE-ja kërkon uljen 50% të akcizës për karburantet dhe heqjen e TVSH-së për të gjitha produktet.

“Gjithçka që duhet të bëjë pushteti është të ndalojë ti gënjej qytetarët dhe ti pranojë propozimet e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit për zvogëlimin e akcizave për karburantet për 50% dhe zvogëlim të TVSH-së për të gjitha produktet e ushqimeve nga 5% në 0%…Të gjithë e dimë se nuk është problem as çmimi i naftës në bursën botërore, e as lufta në Ukrainë. Thjesht, të gjithë e kemi të qartë se problem i vetëm është paaftësia dhe sjellja e masave me vonesë nga kjo Qeverie e udhëhequr nga LSDM dhe Kovaçevski”, tha Nikolla Micevski, Koordinator i VMRO-DPMNE-së.

YouTube video

Masa urgjente kërkojnë edhe nga Lëvizja BESA.

“Kërkojmë urgjentisht nga Qeveria dhe institucionet kompetente që të përgatisin pako ekonomike ku do ndihmojnë drejtpërdrejt qytetarët e vendit për të zbutur krizën por njëkohësisht do ndihmojnë edhe bizneset sidomos ato të cilët merren me prodhimtari. Lëvizja BESA përmes analizave të gjithë parametrave ekonomike i propozon Qeverisë që urgjentisht të shpërndajë vauçerë për çdo familje në vlerë që të ardhurat për një familje të jenë së paku në çmimin e shportës konsumuese”, u shpreh Abdush Demiri, Lëvizja BESA.

Nga Aleanca për Shqiptarët akuzojnë Qeverinë se gënjen që vendi jonë ka çmimet më të ulëta të derivateve në rajon. Kjo për shkak se edhe pagat në vend janë më të ulëta në krahasim me shtetet e rajonit.

“Maqedonia e Veriut ka çmim më të lirë për disa cent krahasuar me vendet e rajonit, por ka pagën më të ulët që arrin deri në dyfish. Sa për krahasim, paga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut është 486 euro, ndërsa në Bosnje 515 euro, në Mal të Zi 527 euro, në Serbi 634 euro dhe në Kroaci dyfish më e lartë, apo 962 euro. Sipas këtyre të dhënave zyrtare rezulton se çmimi i derivateve dallon nga 5 deri në 15%, apo për disa cent, ndërsa paga mesatare nga 30% deri në 100%, apo për qindra euro dallim”, thonw nga Aleanca për Shqiptarët.

Nga ASH thonë se në Maqedoninë e Veriut me një pagë mesatare neto mund të blihen 342 litra dizel, ndërsa në Bullgari 456 litra, në Serbi 409 litra, në Greqi 655 litra dhe në Kroaci 656 litra dizel./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme