Partitë pro serbe në Mal të Zi, kanë njoftuar se do të bëjnë një peticion me të cilin do të kërkohet që qeveria ta tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Së paku 85% e qytetarëve të Malit të Zi nuk e përkrahin njohjen e shtetit të rremë të Kosovës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Partia Demokratike Popullore – njëri prej grupeve më të mëdha opozitare në Mal të Zi.
Mbledhja e nënshkrimeve do të nisë këtë javë.