Legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Kosovës, ka hiç më pak se 40% të deputetëve që për herë të parë janë ulur në ulësen e të zgjedhurit të vendit
Kjo ishte arsyeja që shumë njerëz, të presin shumë punë nga kjo legjislaturë.
Mirëpo tash kur kanë kaluar muaj nga konstituimit i tij, analistë politikë, dhe monitorues të Kuvendit, po shprehën të zhgënjyer me punën e deputetëve.
Për Donik Sallovën, deputetët opozitarë sikur janë duke iu frikuar kryeministrit Haradinaj.
Përmed në këtë frymë rastin e Nenad Rikalos.
Legjislaturë të dobët, po e quan edhe Arton Demhasaj nga Organizata Çohu.
Madje për të nuk ka pasur asnjë legjislaturë që e ka nisur kaq dobët punën e saj.
E mos efikasiteti i kësaj legjislature për Artan Muratin ka ndodhur për shkak të vonesës së konstituimit të Kuvendit, dhe mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Kuvendi i Kosovës, që nga dita kur ka filluar punën ka miratuar vetëm pesë ligje.