Deputetët e LDK-së dhe VV-së e kanë lëshuar sallën ku po mbahet seanca e jashtëzakonshme
Në këtë seancë po diskutohet për platformën dhe Ligjin për dialogun.
LDK qysh në fillim kërkoi që kjo seancë të shtyhet por e njëjta nuk mori votat e mjaftueshme. Deputetëve të LDK-së iu kanë bashkuar edhe ata të VV-së.
Pas kundërshtimeve të deputetëve të opozitës për të mos diskutuar rreth platformës, kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja është temë e Qeverisë mirëpo pas një kohe të caktuar kompetencat për dialogun i ka marr Kuvendi.
Kryeministri i ka lutur deputetët të diskutojnë për platformën dhe të mos humbin më shumë kohë.
“Ju kisha lut që të jepni mendimet e juaja për materien, koha është e çmuar për të gjithë, kjo nuk është agjendë e fshehtë për me mashtru Kosovën nuk keni arsye me e leshu sallën kur e kemi temën më të rëndësishme para vetes”, ka theksuar Haradinaj.
Ndërkaq deputeti i VV-së, Glauk Konjufca ka thënë sot se Haradinaj nuk është dashur fare ta thërrasë seancën e jashtëzakonshme, ngase sipas tij kryeministri është tërhequr nga dialogu.