Opozita sulmon Qeverinë! Çmimet rriten, standardi jetësor bie çdo ditë

Standardi jetësor i qytetarëve po bie çdo ditë, çmimet po rriten ndërsa pagat nuk po arrijnë ta ndjekin këtë ritëm kurse politikat ekonomike të Qeverisë janë të këqija, akuzon LDSM-ja opozitare. Për të parandaluar këtë trend, ata propozojnë program të ri të quajtur “Shteti yt, mundësia jote”, i cili sipas tyre ofron zgjidhje konkrete për standardin jetësor të qytetarëve. Disa nga masat e parashikuara në program të LSDM-së janë: rritja e pensioneve me 50% brenda një mandati, mbrojtja e punëtorëve dhe kategorive të cenueshme, njohja e stazhit të studentëve, mbrojtja e punëtorëve me honorar dhe atyre sezonal, pasaporta digjitale për punëtorin si dhe shtesë për strehim dhe mbulimi i shpenzimeve të çerdhes për prindërit vetushqyes.

“Është e drejtë që paga minimale të harmonizohet automatikisht me shpenzimet e jetesës, inflacionin dhe pagën mesatare. Nëse rriten çmimet, duhet të rriten edhe pagat, kjo është një nga masat tona. Paga më të larta kur kompanitë kanë fitime më të mëdha. Ne po vendosim parim sipas të cilit, nëse rritet fitimi i kompanisë, duhet të rritet edhe paga e punëtorit. Është e drejtë që me rritjen e fitimit të kompanisë të rritet edhe paga e punëtorit. Mbështetje shtetërore për paga më të larta, përmes uljes së tatimit mbi fitimin ose subvencionimit të kontributeve për kompanitë që rrisin pagat” – Jovanka Trençevska – SDSM. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme