Lëvizja Vetëvendosje ka arritur t’i marrë nënshkrimet nga koalicioni opozitar AAK-Nisma, derisa po bën përpjekje që t’i merr edhe 9 nënshkrime për ta mbajtur një seancë të jashtëzakonshme lidhur me procesin e dialogut me Serbinë.
Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu i ka thënë KosovaPress-it se kanë mbledhur 31 nënshkrime dhe po bëjnë përpjekje që t’i marrin edhe 9 të tjerë në mënyrë të mbahet një seancë e jashtëzakonshme.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se nëse arrijnë t’i kenë të gjitha nënshkrimet, seanca do të mbahet brenda 24 orëve.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se Mustafa e Thaçi nuk kanë mandat për këtë dialog.
“Nuk mund të shkojnë në Bruksel pa folur fare për këtë gjë në Prishtinë. Ne kërkojmë seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje. Kjo seancë duhet të mbahet që sonte dhe grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje po angazhohet për mbledhjen e nënshkrimeve për organizimin e saj”, tha ai. /Telegrafi/