Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit për 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji.
Ai shkruan se opozitës tashmë po i hyhet në hak dhe kjo nuk është asgjë tjetër veçse minim i demokracisë.
“Opozitës tashmë po i hyhet në hak dhe frenimi i mobilizimit të saj në kulmin e fushatës zgjedhore me motivacione politike e për më tepër me duart e drejtësisë, nuk është asgje tjetër veçse minim i demokracisë shqiptare”- shkruan ai, teksa thekson se PD do dalë më e fortë nga kjo sfidë.
Reagimi i plotë:
Mbështetje të plotë për mikun Ervin Salianji, i cili për fat është dhe një prej drejtuesve më të aftë dhe premtues të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare!
Ervin Salianji është një FITUES dhe kjo është arsyeja e vendimit të sotëm aq banal të Gjykatës së Apelit!
Opozitës tashmë po i hyhet në hak dhe frenimi i mobilizimit të saj në kulmin e fushatës zgjedhore me motivacione politike e për më tepër me duart e drejtësisë, nuk është asgje tjetër veçse minim i demokracisë shqiptare!
Kjo është një sfidë ndaj brezit të rinj të politikanëve të Partisë Demokratike, nga të cilët në fakt kalon dhe suksesi zgjedhor i opozitës dhe kthimi i Partisë Demokratike në krye të qeverisjes!
Por kësaj radhe i kanë bërë llogaritë gabim! Bashkë më Ervin Salianjin, do dalim shumë më të fortë nga kjo histori!