Oppo shet 20 milionë njësi prej linjës së modeleve R9 (Foto)

Prodhuesi kinez i telefonave, Oppo, ka njoftuar se shitjet e serisë R9 kanë kaluar 20 milionë njësi. Seria e fokusuar në selfie që përbëhet nga R9, R9 Plus, R9s dhe R9s Plus është lansuar vitin e kaluar, dy prej pajisjeve në tremujorin e parë të 2016 ndërsa dy të fundit në tremujorin e katërt.

Vetëm muajin e kaluar, një variant me ngjyrë të kuqe i modelit R9s është bërë zyrtar nga kompania. Kjo pajisje ka vetëm ngjyrë të re, ndërsa specifikat mbesin të njejta me modelin bazik.

Modeli me ngjyrë të kuqe për momentin është i limituar dhe mund të gjendet vetëm në tregun kinez.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme