Ora shqiptare troket në të gjitha komunat me shumicë shqiptare – me guxim e dije, për një jetë të re!

Muhedin Brava

E ardhmja nuk është një ditë
Ora shqiptare ka filluar të ndryshket, sepse ajo ka vite e vite që përballet me papërgjegjësinë, me intrigën, gënjeshtrën, me injorancën. Dhe sot, kjo orë na fton që t’i lëvizim akrepat e saja për NJË JETË TË RE, ME GUXIM E DIJE.

Ora shqiptare ka nevojë për ndryshime, për ato ndryshime që ardhmërinë tonë do ta bëjnë më nuanca të dukshme dhe jo me nuanca të errëta.

Ora shqiptare troket në të gjitha komunat me shumicë shqiptare…
Ora shqiptare po troket edhe në Çarshinë e Shkupit, e cila është krenaria më e madhe e shqiptarëve të Shkupit. Historia e saj është histori e dhembjes, e GUXIMIT dhe DIJES. Është pjesë e historisë së shqiptarëve të Shkupit, pavarësisht se ku jetojnë ata: në Çairin tonë të dashur, në Sarajin e bukur, në Studeniçan dhe gjithandej ku shqiptarët janë shpërndarë në rrethinën apo në brendinë e Shkupit.
Çarshia e Shkupit, do apo nuk do dikush ta pranojë, është një lokalitet që gjithnjë ka frymuar dhe do të frymojë shqip dhe kurrsesi nuk mund t’i nënshtrohet karakterit qytetar apo kozmopolit, siç tenton dikush ta trajtojë.
Çarshia e Shkupit, në çastet më të vështira, ka ndihmuar kulturën shqiptare, arsimin shqiptar, sportin shqiptar, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, ka ndihmuar të varfrit, të sëmurët e kështu me radhë. Dhe, nuk do të lejojmë që dikush për interesa klanore t’i zhbëjë këto vlera vetëm e vetëm që t’i pengojë ndryshimet e domosdoshme.

Verdiktin tonë për NJË JETË TË RE, duhet ta japim me GUXIM dhe të dëshmojmë se jemi ME DIJE, se nuk do të lejojmë që edhe më tej të nëpërkëmbemi, sepse e ardhmja jonë, ndonëse përcaktohet në një ditë (të dielën), ajo nuk zgjat vetëm gjatë asaj dite, por përcillet brez pas brezi. Se kanë thënë: atë që do ta mbjellim sot, e korrim nesër.
T’ia kthejmë ndriçimin orës shqiptare…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme