Ordanoski: Ka edhe shumë informata tjera skandaloze rreth Gruevskit dhe Mijallkovit

E enjte, 27 Tetor 2016 – Sakte.net

Ish drejtori i DSK-së, Sllobodan Bogoevski, tha disa çështje të cilat dikush nga ne i dimë, por nuk mund të themi se ai i ka dëshmitë për të, e njohur është se me çka merret familja e Mijallkovit edhe babai edhe djali, por është mirë të dëgjohen prej njeriut që ka dokumente për ato punë, kështu është shprehur Sasho Ordanoski, pas intervistës së mbrëmshme të Bogoevskit për televizionin Telma, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Bogoevski atë çfarë e ka thënë është spektakulare për opinionin në Maqedoni, njerëzit e brendshëm e dinë më shumë detaje nga ajo çfarë u tha mbrëmë. Ka edhe shumë për tu thënë për Mijallkovin dhe se kush është Gruevski, dhe të gjithë ato informacione janë skandaloze’.

‘Intervista e mbrëmshme ishte historike, për ata që duan të kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë, shumë çështje u thanë’, thotë Ordanoski ndër të tjera’.