“Organet e shtetit janë të detyruara të zbatojnë vendimet gjyqësore”/ KAYO shkel Kushtetutën dhe Kodin Penal duke penguar gazetarët të marrin sendet e punës. Çfarë parashikon ligji dhe pasojat

Kompania shtetërore KAYO dhe Policia Ushtarake po pengojnë gazetarët e News24 dhe Panorama të marrin pajisjet e punës nga ambientet e godinës së zaptuar prej 5 ditësh tanimë, pavarësisht vendimit nga Gjykata e Tiranës të marrë ditën e djeshme.


Kjo përbën shkelje të drejtpërdrejtë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë (neni 142/3), ku theksohet qartë se “organet e shtetit janë të detyruara të zbatojnë vendimet e gjyqësorit”;

Kodit Penal (neni 320) i cili parashikon se “moszbatimi me dashje i vendimeve të formës së prerë të gjykatave, dënohet me burgim deri në 2 vjet”;

dhe Kodit të Procedurës Civile (neni 451) se “vendimet e formës së prerë të gjykatave janë të detyrueshme për të gjitha organet, personat fizikë dhe juridikë”.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
Neni 142/3
Organet e shtetit janë të detyruara të zbatojnë vendimet gjyqësore.

Kodi Penal

Neni 320

Moszbatimi me dashje i vendimeve të formës së prerë të gjykatës, dënohet me gjobë ose burgim deri në dy vjet.

Ligji nr. 8116/1996
“Kodi i Procedurës Civile”

Neni 451

Vendimet e formës së prerë të gjykatave janë të detyrueshme për të gjitha organet, personat fizikë dhe juridikë.

***

Thirrja shkon për institucionet shtetërore që të respektojnë ligjin dhe të garantojnë lirinë e medias dhe ushtrimin e profesionit të gazetarëve, pa pengesa dhe presione.

Ligji e ka të rregulluar dhe vetë Gjykata Kushtetuese në një vendim të disa muajve më parë ka sanksionuar se “gazetarët nuk duhet të pengohen në ushtrimin e profesionit të tyre, të mbrojnë burimin dhe sendet e tyre të punës nuk duhet të cenohen”. Kjo është një e drejtë e garantuar jo vetëm nga ligjet shqiptare, por edhe nga konventat ndërkombëtare për lirinë e shtypit dhe të shprehjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme