Organet hetuese vazhdojnë hetimet për skandalin në Klinikën e Onkologjisë

Gazetar: Adrian Kerimi

Prokuroria Publike dhe Ministria e Brendshme vazhdojnë veprimet para hetimore lidhur me skandalin në Klinikën e Onkologjisë. Në këtë fazë as dikasteri i Brendshëm dhe as organi akuzës nuk ndajnë informacion për veprimet e ndërmarra me arsyetimin e ndjeshmërisë së procedurës. Deri në këtë moment nuk dihet as numri i personave të dyshuar dhe as fakti nëse të dyshuarit ndodhen në shtet ose jo. Ajo që ka bërë të ditur grupi hetimor dhe krerët e institucioneve është se po vazhdon dëgjimi i dëshmitarëve, marrja në pyetje e të dyshuarve dhe mbledhja e dëshmive relevante për vërtetimin e veprës së mundshme penale. Por subjektet politike as sot nuk u përmbajtën nga akuzat. VMRO-DPMNE-ja thotë se ky skandal ka filluar në vitin 2017 atëherë kur LSDM-ja ka ardhur në pushtet.

“Tani kur skandali doli në opinion, ministri aktual i vendosur nga Arben Taravari nuk ka asnjë përgjigje se si KATO sistemi është hequr nga përdorimi, gjë që çon deri në konstatimin logjik se ajo është bërë me qëllim që kriminaliteti me pasoja vdekjeprurëse të mund të rrjedh pa pengesa”, tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

LSDM-ja akuzon se lideri i VMRO-DPMNE-së është i frikuar nga rezultati i hetimeve dhe për këtë arsye në vend që t’i inkurajon organet hetuese, ai kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Hristijan Mickoski të përgjigjet para opinionit se a frikohet nga ajo që do të tregon hetimi në Onkologji? Struktura është formuar para shumë viteve dhe sot ka ardhur koha që secili që ka gabuar të përballet me përgjegjësinë dhe të del para drejtësisë”, thonë nga LSDM.

Prokuroria Publike ditë më parë bëri thirrje që të gjithë ata që kanë njohuri për skandalin të ofrojnë ndihmë dhe informacione, në ndërkohë apeloi që rasti të mos politizohet dhe të respektohet gjendja emocionale e pacientëve të prekur dhe të mos pengohet puna e organeve hetuese deri në shtrimin e hetimit në akuzë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme