Organizata Islamike u kërkon shteteve anëtare ta njohin Kosovën, reagon Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar për votimin e rezolutës nga Organizata për Bashkëpunim Islamik që iu bën thirrje vendeve anëtare që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Në Twitter, Osmani ka shkruar se e mirëpret këtë rezolutë dhe se do të shikojë mundësitë që Kosova të ketë bashkëpunim të ngushtë me vendet anëtare.

 “E përgëzoj Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) për rezolutën që u bën thirrje anëtarëve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e pakthyeshme të Republikës së Kosovës ta bëjnë këtë dhe të mbështesin anëtarësimet e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.

 

Ajo para disa ditësh ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Katar ku ka takuar krerët më të lartë të shtetit.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme