Profili i organizatës terroriste “Severna Brigada” ka kërcënuar mbrëmjen e djeshme edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke thënë se kanë armatim “me tonelata”.
Dje (e martë), “Severna Brigada” ka kërcënuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, pas njoftimit për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv në Zveçan.
Sipas burimeve të KosovaPress-it, ky profil përmes të cilit është kërcënuar ministri Sveçla është vërtetë i organizatës terroriste “Severna Brigada” (Brigada e Veriut).
Top Channel