Organizatat turke do të shpërndajnë mish kurbani për 25 milionë njerëz në botë

Organizatat më të mëdha humanitare turke do të ndihmojnë 25 milionë njerëz nevojtarë në mbi 100 vende anembanë botës gjatë festës së Kurban Bajramit, e cila do të fillojë më 21 gusht.

Sipas informatave që ka siguarar Anadolu Agency (AA), organizatat turke kanë planifikuar të ndihmojnë nevojtarët në vende të ndryshme të botës me rastin e Bajramit.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke, organizata më e madhe humanitare në Turqi, ka shpërndarë mish për miliona njerëz për më shumë se një dekadë, ndërsa këtë vit ka paraparë të sigurojë ndihmë për 3,8 milionë njerëz në 40 vende, tha për AA Kerem Kınık.

Përveç kësaj, Fondacioni Diyanet (TDV), agjencia bamirëse e Kryesisë së Çështjeve Fetare, synon të shpërndajë mish kurbani për rreth dhjetë milionë njerëz në të gjithë Turqinë, si dhe në 145 vende të tjera. Tema e sivjetme e fushatës së tyre për Kurban Bajram është: “Ndaje kurbanini, afrohu me vëllain tënd”.

Ndërkaq, fondacioni humanitar IHH me seli në Stamboll synon të shpërndajë mish për 2,5 milionë njerëz në 103 vende, konkretisht për personat në kampet e refugjatëve dhe në rajonet e shkatërruara nga lufta dhe për njerëzit që janë goditur nga fatkeqësitë natyrore.

Në plan të parë të fondacionit do të jenë Siria, Iraku, Palestina, Somalia, Jemeni, Bangladeshi, Arakani dhe Turkistani Lindor.

Ndërkohë, Shoqata turke Deniz Feneri shpreson të ndihmojë 500.000 njerëz në 40 vende.

Agjencia Ndërkombëtare e Humanitare Yardımeli do të shpërndajë mish kurbani për 700.000 njerëz në 35 vende.

Ndërkaq, Shoqata Sadakataşı është duke bërë përpjekje t’ua zgjasë dorën 350.000 njerëzve në 30 vende.

Po ashtu, Shoqatata e Bamirësisë dhe Solidaritetit Cansuyu do të ndihmojë dy milionë njerëz në 28 vende në Afrikë, Azi dhe Lindjen e Mesme, ndërsa Fondacioni Humanitar i Umut Kervanı do të jetë aktiv në 30 vende.

İnsana Değer Veren Dernekler Federasyonu (Federata e Shoqatave që Vlerësojnë Njeriun) planifikon të shpërndajë mish për 1,5 milion njerëz në 33 vende në Afrikë, Azi dhe Ballkan. Ndërkohë, Fondacioni Beşir do të shtrijë dorën e ndihmës deri te 53.000 familje dhe 160.000 njerëz në nevojë gjatë Kurban Bajramit.

Organizata turke Mirasımız (Trashëgimia jonë), e cila është e dedikuar për ruajtjen e arkitekturës osmane në Kuds, synon të arrijë deri te 10.000 familje në këtë qytet.

Fondacioni turk Hüdayi do të jetë aktiv në gjithsej 45 vende dhe do të shpërndajë mish për rreth dy milionë nevojtarë.

Shoqata humanitare İyilikder do të ndihmojë gjithashtu 30.000 njerëz, ndërsa fondacioni Ihlas 10.000 njerëz brenda dhe jashtë vendit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme