Organizatorët anulojnë protestat kundër Lumnezit, shkas mosinterimi qytetarë

Iniciativa e qytetarëve “Protestoj” me anë të një njoftimi ka treguar se nuk mund të vazhdojnë të protestojnë pasi që nuk sheh potencial për masivizim të protestave.

Protestoj ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të rrisin aktivitetin dhe të bashkohet për të protestuar për kauza të rëndësishme.

Një arsyetim tjetër i “Protestoj” është mos marrja përkrahje nga ana e opozitës.

“#PROTESTOJ shpreh keqardhje për dështimin e opozitës që ta kuptojë rëndësinë e momentit dhe situatës për reagim të përbashkët me ç’rast do t’i tejkalonin dallimet e tyre për kauza më të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e tyre.

Iniciativa qytetare javëve të kaluara ka kërkuar mbështetje nga ana e opozitës për organizim dhe drejtim të përbashkët të protestave.

“Javëve që shkuan #PROTESTOJ u ka ofruar partive të opozitës bashkëpunim dhe u ka kërkuar që ato ta marrin përsipër organizimin dhe drejtimin e përbashkët të protestave me qëllim të masivizimit të tyre. Por ato kanë treguar paaftësi për ta bërë një gjë të tillë. Për hir të së vërtetës duhet thënë që Alternativa dhe PSD janë treguar të gatshme, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur heshtjen. Ndërkaq LDK ka treguar qartë se nuk arrijnë ta kuptojë konceptin e pacifizmit aq sa protestën nuk e konsideron si mjet legjitim të demokracisë”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas qytetarëve i vetmi institucion demokratik i denjë dhe kredibil në situatën në të cilat po ndodhin mbetet protesta.

Gjithashtu Iniciativa qytetare i ka bërë thirrje opozitës që të tejkalojnë ambiciet afatshkurta elektorale e të bashkohet për masivizimin e protestave për t’i ndalur pasojat që mund të shfaqen për shkak të keqqeverisjes dhe keqpërdorimit nga ana e presidentit të funksioneve të tij në politikën e jashtme.

“#PROTESTOJ nuk sheh potencial për masivizim të protestave në këto kohë me kapacitet aktuale organizative të saj, prandaj i fton qytetarët që të angazhohen për rritjen e aktivizmit qytetar në favor të kauzave publike”, thuhet në fund të njoftimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme