Organizatorët e protestës anti Vuçiq, kërcënohen me jetë në Mitrovicë

Serbët në pjesën veriore të Mitrovicës kanë paralajmëruar për të shtunën protestën, me të njëjtin slogan si ato që tash e sa kohë po mbahen në Beograd e qytete të tjera të Serbisë – #1od5miliona (#1nga5milionë). Protestat janë kundër pushtetit të Aleksandar Vuçiqit dhe mbajtja e një proteste të tillë edhe në pjesën veriore të Kosovës ka habitur njohësit e rrethanave politike atje, shkruan Koha.net.

Në prag të mbajtjes së saj në Mitrovicën veriore në Kosovë ka mbërri edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqi, i cili do të qëndrojë këtu për tri ditë, që i bie të jetë edhe nesër, një ditë para protestës. Por, organizatorët e protestës nuk e kanë mirëpritur ardhjen e tij. Gjuriq u ka thënë organizatorëve se “nëse tjetërkund ka eventualisht arsye, këtu s’ka pse të organizohet protestë kundër pushtetit që aq shumë kujdeset për ju”.

Njëri nga organizatorët e kësaj proteste, Marko Jakshiq, ia ka tërhequr atij vërejtjen se “Nëse cilitdo nesh i ndodh çfarëdo një e keqe ose nëse do të ndodhin provokime përgjegjës je Ti”, e citojnë mediat serbe.

“I dashuri Marko Gjuriq, qëndrimet politike dhe pluraliste nuk janë përçarje e as luks por fryt i demokracisë. Prandaj do të shëtisim… Pas protestës nuk qëndron askush dhe kjo duket se Ju zemëron. E tash ta dish! Nëse cilitdo nesh i ndodh çfarëdo një e keqe ose nëse do të ndodhin provokime përgjegjës je Ti” me këtë mesazh të shkurtër përmes Twitterit i është drejtuar Marko Gjuriqit, njeriut të ngarkuar nga pushteti në Beograd “për të zgjidhur çështjen e serbëve të Kosovës”, Marko Jakshiq, njëri nga organizatorët e shëtisë protestuese „#1od5miliona“, të paralajmëruar për të shtunën në Mitrovicën veriore.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili pas shumë muajsh mungese vjen në Kosovë në prag të shëtisë protestuese, trumbeton për 141 projekte të Qeverisë së Serbisë për serbët e Kosovës dhe vazhdimisht dërgon mesazhe për “harmoni e unitet” të serbëve në Mitrovicën veriore, por, siç komentojnë mediat serbe në veri, nga ana tjetër “shumëve që, ndoshta nga brenda, dëshirojnë t’i shohin serbët në Kosovë të përçarë, por që nuk do t’ia dalin”

“Nëse në pjesët e tjera të Serbisë dikush edhe proteston dhe i ndan njerëzit sipas rreshtimit politik a në bazë tjetër, këtu thjeshtë nuk ka vend. Këtu populli kësaj i kundërvihet me vendosmëri, ndërsa profiterët dhe manipuluesit politikë qofshin të Aleancës për Serbinë së Gjillasit, Jeremiqit, kujt të duan – le ta vizitojnë Mitrovicën dhe të binden se nga këtu s’ka kthim pas, ky është mjedis serb, dhe jo mjedis për ndasi” i ka thënë Gjuriq TV Prva të Beogradit në një prononcim nga Mitrovica, transmeton Koha.net.

Sipas mediave serbe Marko Jakshiq ka marrë kërcënime me vdekje përmes rrjeteve sociale ndërsa ato i ka deponuar në polici.

“Ty or shok duhet të varim në (sheshin) Terazia si model (Terazia ndodhet në qendër të Beogradit – v.j). Turp të kesh përçan popullin, vetëm edhe kjo u duhet në hallet që kanë dhe kjo atje poshtë (atje poshtë serbët në Beograd e përdorin për Kosovën – v.j) . Sikur ata kanë nevojë për politikë. A po e bën për t’u shërbyer shqiptarëve??? Zot më ruaj çfarë po bëni!!!!” thuhet në një postim të përdoruesit të Twitterit i nënshkruar si “Bakanfox”, drejtuar Marko Jakshiqit.

Për rrezikun nga kërcënimet, përmes Twitterit ka reaguar edhe një tjetër organizator, Dejan Nedelkoviq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme