Ori Nebijaj tregon zyrat e shkatërruara në PD: 8 janari ditë fatkeqe për të gjithë

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, njëherësh kandidate për deputete, Ori Nebijaj ka reaguar në lidhje me protestën e 8 janarit, ku pati episode dhunë.

Përmes një reagimi, Nebijaj, nga një prej zyrave ku dukshëm shfaqeshin shenjat e dhunës, xhama të thyer që kanë përfunduar në dysheme, dënoi skenën e së shtunës, ndërsa shtoi se 8 janari ishte ditë fatkeqe për të gjithë.

“Unë jam Ori Nebijaj, anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike dhe një demokrate që si shumëkush tjetër e vuajti shumë atë që ndodhi me 8 janar. Një ditë fatkeqe për të gjithë demokratët që duhet ti bëjë të reflektojnë thellë se gjuha e urrejtjes qe mbillet vazhdimisht nga individë të cilët luftojnë për interesat e tyre, janë gati të sakrifikojne jetet e demokratëve pa as edhe një lloj skrupulli. Asnjë demokrat, asnje shqiptar, asnje i ri nuk mund të pranojë dhunën, asnjë formë të dhunës. Urrejtja mbjell dhunë, dhuna nuk na con askund.”, tha Nebijaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme