Mediat e pavarura, të lira dhe pluraliste qëndrojnë në qendër të qeverisjes së mirë dhe të shtetit të së drejtës. Ato kontribuojnë në garantimin e transparencës dhe llogaridhënies, promovimin e pjesëmarrjes në ligjërimin publik dhe politik, dhe nxitin proceset demokratike.
Në Ditën Nërkombëtar të Lirisë së Shtypit ka reaguar erdhe prezenca e OSBE-së dhe Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.
Nisur nga presioni në rritje ndaj medias së pavarur dhe kushteve të vështira në terren, OSBE këkron nga qeveria shqiptare të mbrojë profesionistët dhe gazetarët nga dhuna. Gjithashtu vë në dukje sigurimin e kontratave të punës dhe të nxisë vetërregullimin e medias.
Këtë vit, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, me temën “Gazetaria nën rrethimin dixhital”, vë në pah mënyrat e shumta se si gazetaria rrezikohet nga mbikëqyrja dhe sulmet e ndërmjetësuara në formë dixhitale ndaj gazetarëve, si dhe pasojat që kjo sjell te besimi i publikut në komunikimet dixhitale. Epoka dixhitale ka krijuar një mjedis me zhvillim të shpejtë, i cili, ndërsa nga njëra anë ka demokratizuar qasjen në informacion dhe ka rritur shkëmbimet përtej kufijve, nga ana tjetër ka ndikuar në të drejtën e privatësisë dhe në shumë rrethana i ka vënë punonjësit e medias dhe burimet e tyre akoma më në rrezik për t’u shënjestruar, ngacmuar dhe sulmuar – për shembull, për shkak të ruajtjes së të dhënave, spyware-ve dhe mbikëqyrjes dixhitale./GSH