OSBE-ja, e gatshme të mbledhë votat për zgjedhjet serbe në Kosovë

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë [OSBE] ka konfirmuar se është i gatshëm, që në aspektin teknik, të ndihmojë në grumbullimin e votave brenda Kosovës për zgjedhjet presidenciale në Serbi.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zyra për media e kësaj organizate tha se në katër qendra me degë përkatëse, do t’ju mundësojë personave me të drejtë vote që të votojnë.

Deklarata e OSBE-së vjen një ditë para se të mbahen zgjedhjet presidenciale që janë paraparë të zhvillohen edhe brenda territorit të Kosovës në vendbanimet me shumicë serbe.

Për të ndërmarrë këtë operacion, OSBE-ja ka marrë një kërkesë nga Beogradi dhe miratimin e Qeverisë së Kosovës”.

“Misioni i OSBE-së është i gatshëm që të ndërmarrë operacionin e grumbullimit të votave, në kontekst të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë. Për këtë qëllim, nesër OSBE-ja do të hapë 4 qendra me degë përkatëse, që t’iu mundësojë personave me të drejtë vote qasje në këto zgjedhje. Qendrat do të udhëhiqen nga stafi i OSBE-së. Në përmbyllje të këtij operacioni, materiali do t’i dorëzohet RIK-ut [Komisionit Zgjedhor Republikan] për procedura të mëtejme”, thuhet në përgjigjen e OSBE-së.

OSBE-ja thotë se operacioni i grumbullimit të votave bazohet në modelin e mëparshëm të vitit 2012, 2014 dhe 2016.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme