“Ose kthehu tek unë, ose e vras” – Zbulohet mesazhi kërcënues i vrasësit të Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare që u masakrua në Romë nga ish-i dashuri filipinas

Detaje tronditëse kanë dalë nga hetimet për vrasjen brutale të Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare e cila u vra në mars 2025 në Romë nga ish-i dashuri i saj, Mark Antony Samson, shtetas filipinas.


Në telefonin e Samson, hetuesit italianë kanë zbuluar një mesazh kërcënues, i dërguar pak para vrasjes:

“O kthehet tek unë, ose e vras.”

Sipas Prokurorisë së Romës, Samson ka pranuar fajësinë dhe përshkruar në detaje krimin. Ai e goditi Ilaria-n me tre goditje thike në qafë, më pas trupin e saj e futi në një valixhe dhe e hodhi në një humnerë, pranë rrugës via Homs.

Akuza ndaj Samsonit përfshin vrasje me dashje, të rënduar nga paramendimi, motiv i pakuptueshëm dhe lidhja emocionale me viktimën. Hetuesit kanë siguruar prova që tregojnë se ai e kishte planifikuar vrasjen, përmes mesazheve që kishte shkëmbyer me miq të tij.

Një tjetër element i rëndë që ka dalë nga hetimet është dyshimi për bashkëpunim nga nëna e Samson, e cila dyshohet se ndihmoi në fshehjen e trupit. Po ashtu, Samson u përpoq të devijonte hetimet, duke përdorur llogarinë e Ilaria-s për të shkruar mesazhe të rreme, sikur ajo ishte ende gjallë. Në njërin prej tyre, dërguar mikeshës së viktimës pas vrasjes, shkruhej:

“Sofi, nuk e di nëse po bëj ndonjë budallallëk, por po shkoj në shtëpinë e një djali që e takova në rrugë.”

Në dëshminë e tij përpara prokurores Antonella Minnuni, Samson ka përshkruar vrasjen me gjakftohtësi:

“E godita dy herë me thikë nga pas, me të njëjtën thikë që përdornim për të prerë mortadelën. Ilaria nuk e kuptoi fare, bërtiti shumë pak.”

Ai shtoi se më pas e futi trupin në dy qese dhe e mbështolli me kujdes:

“Pak nga pak po kuptoja çfarë kisha bërë dhe se ishte një problem më i madh se unë. M’u kujtua një fjali që më tha gjyshi: ‘Ka zgjidhje për gjithçka, përveç të vdekurve.’”

Prokuroria është drejt mbylljes së hetimeve dhe pritet të kërkojë gjykim të menjëhershëm, ndërsa çështja ka tronditur opinionin publik në Itali dhe Shqipëri, duke sjellë në vëmendje sërish rastet e dhunës ekstreme ndaj grave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme