Osmani: AAK të sqaroj problemet brenda koalicionit, Komisioni në Marrëveshje nuk ka ndryshuar asgjë

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, tha të enjten para fillimit të seancës se në Komision nuk është ndryshuar asgjë nga marrëveshja e arritur për demarkacionin ditë më parë, ndërmjet partive në pushtet dhe LDK-së.

Osmani tha se tash si duket AAK është në stresin e mosarritjes së votave për demarkacionin dhe gjuha ndaj LDK-së që po e ndihmon këtë proces është e turpshme.

“Tash si duket AAK është nën stresin dhe frustrimin e mos arritjes se votave të mjaftueshme brenda koalicionit. Gjuha dhe qasja që e kanë ndaj LDK-së si parti opozitare që po e ndihmon këtë proces është qasje e turpshme, e dëmshme…”, tha ajo.

Osmani tha se meqenëse nuk po arrijnë vet t’i kryejnë detyrat e tyre po gjejnë gënjeshtra të ndryshme në mënyrë që ta atakojnë LDK-në.

Ajo tha se funksionojnë me dokumente, që dëshmojnë atë që thotë ajo.

Osmani tha se në Komision ka sqaruar të gjitha dhe aty kanë qenë përfaqësuesit e AAK-së dhe të tjerëve në pushtet.

“…AAK-ja bën mirë t’i sqarojë problemet brenda koalicionit qeverisës dhe mos të hedh akuza të pabaza dhe me gjuhë të turpshme në raport me LDK-në…. Asnjë pikë, asnjë presje nuk është ndryshuar në Komision. Nëse anëtarët e partive tjera kanë pasur dyshime se diçka është ndryshuar është dashur ose të votojnë kundër, ose të kërkojnë sqarime shtesë ose kohë shtesë. Mirëpo nëse ata tani e kanë ndryshuar qëndrimin rreth një marrëveshje të arritur të enjten duhet të  tregojnë drejtë e jo të manipulojnë me opinionin se kinse është bërë ndonjë ndryshim në Komision”, tha Osmani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme