Osmani: Amerikanët nuk duan “Republikë Serbe” në Kosovë, fajin e kanë ish-kryeministrat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë sot se propozimet për të cilat po përflitet, për autonomi të zgjeruar apo Asociacion të komunave serbe me kompetenca ekzekutive, nuk i janë prezantuar institucioneve të Kosovës, raporton KosovaPress.

Presidentja Osmani ka folur sot para takimit që do të ketë me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Osmani: Propozimet për të cilat po përflitet, për autonomi të zgjeruar apo Asociacion me kompetenca të ekzekutive, nuk i janë prezantuar institucioneve tona

“Unë do t’i takoj sot ata rreth orës 16:00 (Escobarin dhe Lajçakun). Megjithatë unë dua ta qartësoj qysh tani që propozimet për të cilat po përflitet për kinse autonomi të zgjeruar apo ndonjë lloj Asociacioni me kompetenca ekzekutive, asnjëherë nuk i janë prezantuar palës sonë, pra institucioneve të Republikës së Kosovës”, u shpreh Osmani.

Osmani gjatë homazheve që bëri sot në Sheshin e Dëshmorëve në Podujevë, theksoi se ish-kryeministra të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme, të cilat Asociacionit të komunave serbe i kanë dhënë kompetenca ekzekutive.

Osmani: Ish-kryeministra të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme

“Ajo që është problemi i madh është se kanë qenë përfaqësues të Republikës së Kosovës ata që kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme të cilat Asociacionit të komunave serbe i kanë dhënë kompetenca ekzekutive. Pra duhet ta themi një realitet që është, sepse është e zeza në të bardhën, është letër e nënshkruar nga ish-kryeministra të Kosovës dhe përgjegjësia duhet të merret si e tillë. Dhe rrjedhimisht këto tendencat që pastaj të gjuhet përgjegjësia te komuniteti ndërkombëtar dhe të fshihen parapa komunitetit ndërkombëtar nuk i bëjnë nder Kosovës. Si përfaqësues të Republikës së Kosovës ne jemi të vendosur që të mos lejojmë të implementohen në vendin tonë, që është ndërtuar me shumë sakrificë, modele të cilat do ta bënin shtetin tonë jofunksional”, deklaroi ajo.

Osmani, e pyetur rreth raportimeve se “do të ketë propozime për një asociacion të një forme tjetër me atë që ka qenë deri më tani dhe një propozim për një lloj autonomie në pjesën veriore të Kosovës”, tha se Escobar ka deklaruar se kërkesa e tij është që të mos implementohen modele që do ta shndërronin veriun e Kosovës në një “Republika Sbrska”.

Më tej Osmani tha se qëndrimet e Kosovës sa i përket çështjes së Asociacionit të komunave serbe mbesin të njëjtat.

Osmani: Kërkesa e Escobar është që të mos implementohen modele që do ta shndërronin veriun e Kosovës në një “Republika Sbrska”

“Besoj që ju e keni dëgjuar edhe ambasadorin e ri të ShBA-së, edhe Escobar në intervistën e fundit, duke thënë që kërkesa e tij është e kundërta e asaj që e përmendët, që mos të implementohen modele që do ta shndërronin veriun e Kosovës në një “Republika Srbska” të re, pra që nuk kërkohen kompetenca ekzekutive, e as që nuk kërkohet një model që do të shndërronte këtë Asociacion në një nivel të ndërmjetëm apo të tretë të qeverisjes, që do të binte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Qëndrimet tona sa i përket Asociacionit kanë qenë të qarta, nuk është që janë befasi për ndokënd, përfshirë edhe për miqtë tanë ndërkombëtarë, prandaj ne jemi duke diskutuar me ta si ta shtyjmë përpara procesin e dialogut, drejt asaj që është zgjidhja e vetme, e qëndrueshme jo vetëm për ne si Kosovë, por për gjithë rajonin, e që është njohja e ndërsjellë”, ka deklaruar Osmani.

Derisa, kryeministri Albin Kurti theksoi se me diplomatin Escobar nuk është takuar asnjëherë, por vetëm ka biseduar në telefon.

Kurti tha se më e drejtë është që qëndrimet dhe mendimet rreth takimit me diplomatët, të jepen pasi të zhvillohet takimi.

Kurti: Në takimin me Escobar do t’i japim qëndrimet dhe mendimet tona

“Unë me përfaqësuesin e posaçëm e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Escobar, takohem sot për herë të parë, kam biseduar dy herë në telefon me të, por nuk jam takuar deri tash. Sot do ta kem takimin e parë me të dhe përfaqësuesin e posaçëm e BE-së, besoj se pas takimit është më e drejtë dhe më e mirë të japim qëndrimet dhe mendimet tona”, theksoi Kurti.

Osmani: Modele që do ta shndërronin Kosovën në shtet jofunksional, as nuk na kërkohen as nuk i pranojmë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se shteti i Kosovës nuk do të pranoj asnjëherë modele që mund ta shndërronin vendin tonë në shtet jofunksional.

Ajo tha se modele të tilla nuk i janë kërkuar asnjëherë dhe nuk i janë paraqitur palës kosovare nga ana e komunitetit ndërkombëtar.

“Modele që do ta shndërronin Kosovën në shtet jo funksional as nuk na kërkohen as nuk i pranojmë”, u shpreh Osmani.

Presidentja bëri të ditur se sot rreth orës 16:00 do të takoj emisarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Osmani theksoi se për propozimet për të cilat po flitet në opinion lidhur me shtyrjen përpara të Asociacionit të komunave me shumicë serbe asnjëherë nuk u janë prezantuar.

“Do ti takoj sot ata rreth orës 16:00, dua ti sqaroj se propozimet për të cilat po flitet asnjëherë nuk i janë prezantuar palës tonë, pra institucioneve të Kosovës. Problemi i madh është se kanë qenë përfaqësuesit e Kosovës ata që kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme të cilat Asociacionit të komunave serbe i kanë dhënë kompetenca ekzekutive. Duhet ta themi një realitet sepse është e zeza në të bardhën, është letër e nënshkruar nga ish kryeministra të Kosovës dhe përgjegjësia duhet të merret si e tillë”, tha Osmani.

Ajo shtoi se këto tendenca që pastaj përgjegjësia të gjuhet te komuniteti ndërkombëtar nuk i bëjnë nder Kosovës.

“Si përfaqësues të Republikës të Kosovës ne jemi të vendosur që të mos lejojmë të implementohen në vendin tonë modele të cilat do ta bënin shtetin tonë jofunksional. Keni dëgjuar ambasadorin e SHBA-ve dhe z.Escobar që në fakt kërkesa e tij është që të mos implementohen modele që veriun e Kosovës do ta shndërronin në një republika srpska të re, pra nuk kërkohen kompetenca ekzekutive.

Qëndrimet tona sa i përket Asociacionit kanë qenë të qarta dhe nuk janë befasi për askënd”, tha Osmani.

E kryeministri Kurti, tha se është më e drejtë që qëndrimet e tyre ti paraqesin pas takimit me përfaqësuesin Escobar dhe Lajçak.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme