Presidentja Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin Albin Kurtin, kanë bërë homazhe tek përmendoret e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci, në “Sheshin e Dëshmorëve” në Podujevë, në përvjetorin e tyre të vdekjes.
Osmani dhe Kurti vendosën kurora lulesh tek shtatoret, njofton Klankosova.tv.