Osmani: Do ta mbrojë betimin që kam dhënë si deputete

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur pas takimit që sot deputetët e partisë së drejtuar nga Isa Mustafa, kishin me ambasadorin amerikan, Delaëie.

Ajo në një prononcim të shkurtër për Gazetën Blic ka theksuar se ajo do ta mbrojë betimin e dhënë si deputete, sa i përket çështjes së demarkacionit, duke konfirmuar mos ndryshimin e qëndrimit në  lidhje me këtë çështje.

“Deputetët kanë mandat të lirë dhe jodetyrues. Deri në fund, do t’a mbrojë betimin që kam dhënë si deputete duke votuar sipas bindjes së lirë, në përputhje me faktet dhe argumentet që i kam ne dispozicion”, tha ajo për Gazetën Blic.

Ndërkohë, deri më tani është deputeti tjetër i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, ai i cili edhe publikisht ka deklaruar se nuk e voton Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ia ka konfirmuar Gazetës Blic mos ndryshimin e qëndrimit për demarkacionit.

Ndërkohë, shefi i deputetëve të LDK-së, Ismet Beqiri pas mbledhjes së sotme ka deklaruar se LDK-ja është unike sa i përket demarkacionit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme