Osmani e quan të komplikuar procesin e furnizimit me libra: Të gjendet një mënyrë më efektive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur të komplikuar procesin e furnizimit me libra për këtë vit shkollor, pasi ato është dashur të sigurohen nga prindërit për fëmijët e tyre, por me subvencionim nga shteti.

Teksa është pyetur se a ka aplikuar për t’u rimbursuar për blerjen e librave për vajzat e saj, Osmani ka thënë se me këtë pjesë është marrë bashkëshorti i saj.

“Si prind natyrisht se angazhohemi në tërë procesin e edukimit të fëmijëve, kështu që edhe kjo nuk është se ka marrë shumë kohë. E kuptoj se ka qenë proces më i komplikuar sepse për shumicën dërrmuese të prindërve deri më tani furnizimi me libra është bërë në ditën e parë të shkollës, pra kur fëmijët tanë kanë shkuar në shkollë librat kanë qenë aty. Tani është një proces ndryshe, por e rëndësishme është që fëmijët të mos mbesin pa libra”.

“Është bashkëshorti im i cili është marrë me libra. Unë me vajzat e mia jam marrë me pjesën e përgatitjeve dhe për t’u siguruar që janë lexuar të gjitha lektyrat e caktuara nga mësuesja. Që të lexojmë edhe libra shtesë. Pra, unë merrem me detyra e me pjesën e furnizimit është marrë bashkëshorti”, është shprehur presidentja në një prononcim për Kallxo.com, transmeton Telegrafi.

E pyetur nëse një metodë e tillë e furnizimit me tekste shkollore për nxënësit duhet të praktikohet edhe vitin e ardhshëm, Osmani ka thënë se “duhet të gjendet një mënyrë shumë më efektive”.

“Për shkak të vështirësive që kanë pasur familje të caktuara, duhet të gjendet një mënyrë shumë më efektive në mënyrë që fëmijët kur të shkojnë në shkollë t’i kenë librat sikurse deri më tani me të cilat janë pajisur, pra drejtpërdrejt nga shteti. Edhe tash janë pajisur nga shteti përveçse janë disa hapa deri te marrja e librave, por besoj që nga viti i ardhshëm është më mirë nëse shikohen metoda të reja shumë më efektive dhe më të lehta për familjet”, ka deklaruar ajo.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuca, në një prononcim për Telegrafin ka komentuar çështjen e furnizimit me libra për nxënësit në këtë vit shkollor.

Konjufca është shprehur se forma e aplikimit nuk ka qenë e vështirë, por për disa prindër ka mundur të jetë e vështirë.

“Mendoj që ka edhe dy ditë kohë, mendoj që javën e ardhshme gjithë do të jenë të pajisur..Jo ma merr mendja që mund të rregullohet që fëmijët me fillimin e vitit t’i kenë tekstet, kësaj radhë ndodhi kështu, ma merr menja që mund të përmirësohet…Ka mundur të jetë i vonshëm…Ka qenë në formë të aplikacionit, nuk ka qenë e vështirë, ndoshta për ndonjë prind ka mundur të jetë e vështirë”, ka thënë kryeparlamentari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme