Osmani: Historia e Nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë e historisë sonë të trishtë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook, tha se historia e Ferdonije Çerkezit, duhet të shërbejë si kujtesë e historisë sonë të trishtë.

E para e shtetit postoi fotografinë e Nënë Ferdonijes në shtëpinë e saj, për të cilën tha se ajo tash e 25 vjet, dhimbjen e ka bashkuar me pritjen.

“Shtëpia e saj tashmë është muze. Pjatat në tavolinë janë bërë personifikim i pritjes për djemtë dhe bashkëshortin e Nënës Ferdonije Çerkezi, e cila prej 25 vjetësh, dhimbjen e ka bashkuar me pritjen. Në ora 11:00, 25 vjet më parë ajo pati takimin e fundit me katër djemtë dhe bashkëshortin, të cilët forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, i rrëmbyen dhunshëm. Eshtrat e dy djemve janë gjetur, teksa pritja për zbardhjen e fatit të 2 djemve dhe bashkëshortit, ende nuk ka marrë fund.Nga atherë, pritja e ka rënduar, por Nëna stoike nuk ka hequr dorë nga shpresa. Historia e Nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë e historisë sonë të trishtë, por edhe e përgjegjësisë që të mos reshtim në kërkesën për drejtësi dhe në mbrojtje të së vërtetës”, shkroi presidentja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme