Osmani i reagon Daçiqit: Kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka reaguar pas lajmit se ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka falënderuar Algjerinë për mosnjohjen e Kosovës.

Osmani në Twitter, thotë se kjo vjen pas deklaratave se takimi në Washington do të ndodh pasi Serbia do të ndërpresë fushatën e anulimit të njohjeve.

“Sot: Daçiqi falënderon Algjerinë që është kundër pavarësisë së Kosovës! Prisni një minutë. A nuk kanë rënë dakord ta ndalojnë këtë marrëzi. Kjo është fytyra e vërtetë nëse Serbia, miq, të hënën, premtoi SHBA-në që do të ndalojë fushatën. Të martën, ata rinisën atë”, shkruan Osmani.

Emisari i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka marrë konfirmimin nga qeveritë në Prishtinë dhe Beograd se do t’i përgjigjen ftesës për një takim në Washington më 27 qershor. Për t’u lënë vend negociatave, sipas Grenellit, Serbia do ta pauzojë fushatën për anulimin e njohjeve të Kosovës, ndërsa Kosova duhet të heqë dorë nga kërkesa për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Sot, Daçici ka falënderuar Algjerinë për pozicionin parimor për mosnjohje të pavarësisë së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme