Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani konsideron se nuk ka ndërhyrje më të drejtpërdrejtë në sistemin e drejtësisë se sa kur Kryeministri i kërkon prokurorit që raporti i hetimeve t’i dorëzohet atij, shkuan GazetaBlic.
Sipas saj, kjo nuk ndodhë në demokraci, pasi që siç ka shkruar, kjo është tipike për sistemet autokratike e mafioze dhe ka bërë thirrje që këtij sistemi duhet t’i jepet fund menjëherë.
“Mocioni për rrëzimin e qeverisë duhet të hidhet në votim urgjentisht. Edhe nëse dështon, le të dihet sigurtë kush është për e kush kundër kësaj qeverisjeje kleptokratike e të rrezikshme. E pastaj, mobilizimi qytetar është ajo që pason.” – ka shkruar Osmani në Facebook.
Ajo këtij shkrimi i ka bashkangjitur edhe një fotografi ku shihet dokumenti me anë të së cilës i është kërkuar prokurorit, Blakaj që raportin e hetimeve dhe konstatimet e tij të ia dorëzojë kryeministrit, shkruan GazetaBlic.
Ky është postimi i saj i plotë në “Facebook”:
Ndërhyrje më të drejtpërdrejtë e më të shpërfaqur në sistemin e drejtësisë se sa kur Kryeministri i kërkon prokurorit që raporti i hetimeve t’i dorëzohet atij nuk ka.
Kjo nuk ndodhë në demokraci. Kjo është tipike për sistemet autokratike e mafioze. Këtij sistemi duhet t’i jepet fund menjëherë. Mocioni për rrëzimin e qeverisë duhet të hidhet në votim urgjentisht. Edhe nëse dështon, le të dihet sigurtë kush është për e kush kundër kësaj qeverisjeje kleptokratike e të rrezikshme. E pastaj, mobilizimi qytetar është ajo që pason.