Osmani: LDK-ja nuk do ta njohë Hashim Thaçin si president

Në kohën kur LDK-ja dhe PDK-ja lidhen koalicionin qeverisës, aty parashihej që president të jetë Hashim Thaçi, asokohe kryetar i PDK-së, dhe kryeministër të jetë Isa Mustafa, i cili aktualisht e mban këtë pozitë.

Ditët e fundit janë shtuar zërat për prishjen e mundshme të koalicionit. Por zyrtarë të LDK-së thonë se, nëse kjo ndodh, LDK-ja nuk do ta njohë Hashim Thaçin si president.

“Mbi bazën e kësaj LDK-ja ka votuar Hashim Thaçin president, ashtu siç kanë votuar edhe deputetët e PDK-së për zgjedhjen e Isa Mustafës kryeministër”, ka thënë deputeti i LDK-së, Naser Osmani.

“Në rast të prishjes së kësaj marrëveshjeje, këtij koalicioni i cili në mënyrë precize paraqet se nuk duhet të ketë mocion dhe nëse kjo ndodh, atëherë LDK nuk do ta njeh as pozitën e presidentit”, ka thënë ai në një intervistë për Kosovapress.

Madje ai ka thënë se prishja e koalicionit do ta komplikojë edhe më shumë situatën.

“Nuk do ta njeh Hashim Thaçin si president dhe do të këtë një situatë të komplikuar në këtë relacion mes LDK-së dhe institucionit më të larët të shtetit”, ka shtuar më tej ai gjatë kësaj interviste.

“Konsideroj që kjo ikej prej përgjegjësisë, qoftë për shkaqe të cilat priten me ndodh për shkak të pakënaqësive të tjera apo për shkak që kanë rënë nën ndikimin e opozitës, konsideroj që do të ketë një moment tjetër të cilin do të kemi momentin e mos njohjes dhe mos pranimit të presidentit në kryerjen e detyrës së tij”, tha Osmani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme