Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden, u bashkua me personalitete dhe krerë të tjerë shtetesh nga e gjithë bota – përfshirë Princin Albert të Monakos – kur u takua me perandorin japonez Naruhito në Pallatin Perandorak në Tokio të premten, pak përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Verore.
E maskuar për t’u mbrojtur nga COVID-19, Jil Biden, 70-vjeçe, përshëndeti mediat teksa hyri në pallat për takime, raporton “Yahoo”.
Në mesin e 11 mysafirëve në këtë takim ishin presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe presidentët e Armenisë, Francës dhe Polonisë, transmeton Zeri.info.
Për Jill Bidenin kjo është solo-vizita e saj e parë që kur bashkëshorti i saj, Joe Biden, hyri në Shtëpinë e Bardhë. /Zëri