Osmani në Prekaz: Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Me anë të një postimi në Facebook, Osmani duke shpërndarë disa fotografi duke bërë homazhe ka thënë se “Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë”.

“I vendosur, guximtar e luftarak. Ky është komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari. Në shënimin e ditës së lindjes, u përulëm para varrit të tij dhe familjarëve, të cilët u bën fli për lirinë tonë. Ai hyri një herë në histori për të mbetur përherë dhe për t’u kujtuar veçanërisht më 28 nëntor, krahas Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Një ditë dhe tri data historike. Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë! Ai është i gjallë!”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, sot janë bërë 110 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe 25 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme