Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se vendi ynë qëndron me Ukrainën.
Në profilin e saj në “X”, Osmani shkruan se populli i Kosovës e dinë se si është të paguash çmimin më të lartë për lirinë.
“Vendi ynë e dinë dhimbjen e humbjes së fëmijëve të pafajshëm, të dhunës seksuale gjatë luftës, e varreve masive me eshtrat e njerëzve tanë të dashur. Por, liria mbizotëroi dhe do të mbizotërojë përsëri”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 22 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.