Osmani në vizitën te Kodra e Minatorëve: Këto toka janë tonat e asnjëherë dhurata të Rankoviqit!

Kandidatja për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj te Kodra e Minatorëve është shprehur se këto toka janë të shqiptarëve e jo të Rankoviqit.

“…këto toka kanë qenë gjithmonë të tonat e asnjëherë dhurata të Rankoviqit. Kurse atë që i kanë cilësu si të tilla nuk e kanë kurrë vendin në institucione e aq më pak ta marrin besimin tuaj”, u shprehë Osmani..

Me këtë deklaratë, Osmani ka thumbuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi i cili tashmë gjendet në Hagë.

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti dje ishin në vizitë të Veriut, por që nuk pritën aq mirë nga serbët atje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme