Osmani: Nëse nuk votohet marrëveshja me fusnotë Kosova do të izolohet

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, duke komentuar deklaratat e deputetëve të opozitës se po votojnë marrëveshje me fusnotë, ka thënë se nëse projektligji për ratifikimin e marrëveshjes lidhur me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, nuk votohet, atëherë Kosova izolohet nga nismat rajonale.

Ajo ka sqaruar se në kohën kur është miratuar fusnota, LDK ka qenë në opozitë dhe nuk ka përkrahur marrëveshjen për fusnotë. Osmani shtoi se kjo është marrëveshja e dytë në Kuvendin e Kosovës që është me fusnotë, transmeton Kosovapress.

“Nëse nuk votohet kjo marrëveshje, alternativa tjetër do të jetë izolimi i Kosovës në këto nisma”, tha ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme