Shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë shkas që shteti të frenoj në rrugën euro-atlantike, nuk do të jemi as tani, kështu u shpreh në një intervistë për “360 Gradë” në Alsat, ministri i Jashtëm Bujar Osmani, i pyetur për qëndrim pas njoftimeve nga Grupi i Punës për ndryshimet kushtetuese, se tema e 20 përqindëshit nuk është në rendin e ditës, shkruan Alsat.
“Në rast se arrijmë që të gjejmë konsensus, do të ishte mirë dhe në interes për të gjithë, për riemërimin e 20%. Në rast se nuk mundemi, nuk do të doja që të jemi alibi për Mickoskin dhe kompaninë, ta pengoj të ardhmen evropiane të shtetit. Asnjëherë shqiptarët nuk kanë qenë shkas që ky shtet të frenoj në rrugën euro-atlantike, nuk do të donim as në këtë pikë kritike kur vendi gjendet në udhëkryq”, tha Osmani. /Alsat.mk