Osmani: Përvojat e negociatave me BE-në do t’i ndajmë me miqtë tanë në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës në Prishtinë realizoi takim me Zëvendëskryeminstrin e Qeverisë së Kosovës – Enver Hoxhaj.

Bashkëbiseduesit theksuan angazhimin e dy vendeve për perspektivat evropiane të rajonit, sepse është në interes të përbashkët përkrahja e ndërsjellë në procesin e integrimeve në BE.

“Maqedonia ka fituar përvojë të jashtëzakonshme përmes aktiviteteve shumëvjeçare në kuadër të procesit për Stabilizim – Asocimit me Bashkimin Evropian, ndërsa në periudhën e ardhshme, me fillimin e negociatave me Unionin Evropian këto përvoja do të shumëfishohen. Si fqinjë më të afërt me kënaqësi këto përvoja do ua përcjellim kolegëve tanë nga Kosova, me qëllim të përshpejtimit dhe progresin e perspektivave Evropiane në tërë rajonin”, theksoi Osmani, duke shtuar se së shpejti pritej një takim i përbashkët qeveritar mes dy vendeve, si sinjal i veçantë i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.

Bashkëbiseduesit u dakorduan se si dëshmi e këtij suksesi fqinjësor është edhe vendosja e gurëthemelit të përbashkët të dy shteteve në vendkalimin e përbashkët – Bellanovc – Stançiq. Ata shprehën kënaqësi edhe për progresin e ndërtimit të rrugës Shkup – Bllacë, projekt ky që së bashku me autostradën Prishtinë – Bllacë, ndërtimi i së cilës në vijim do të shkurtojë udhëtimin mes Shkupit dhe Prishtinës nga dy orë në më pak se një orë.

Më herët, Zëvendëskryeministri Osmani realizoi takim edhe me Presidentin e Kosovës – Hashim Thaçin, ku u bisedua për perspektivat e të dy vendeve në gjithë Ballkanin Perëndimor, si dhe për pritjen e samiteve të ardhshme të Bashkimit Evropian.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme