Osmani: Presidenti po shkel Kushtetutën

Përfaqësues të Lidhjes Demokratike e Kosovës, kanë akuzuar Presidentin Hashim Thaçi, se po keqpërdorë pozitën e tij për fushatë në Vushtrri dhe Klinë.

Lumir Abdigjiku, zëdhënës i shtabit të LDK-së tha se në javën e fundit në Podujevë po shpërfaqen lajme të rrejshme, transmeton ksp.

Sipas tij, vërejtja e dytë është edhe rasti i shpifjes në Istog, ku po dëmtohet LDK-ja.

Vjosa Osmani ka thënë se Presidenti i Kosovës është duke keqpërdorë pozitën e tij për fushatë në Vushtrri dhe Klinë.

Ajo ka ftuar Presidentin të ushtrojë detyrën e tij në bazë të Kushtetutës deh jo duke shkelur atë. Sipas saj, Presidenti po shkel rënd Kushtetutën.

Osmani tha se po shqyrtojnë mundësinë që këtë shkelje nga ana e Presidentit ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

© ZËRI.INFO

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme