Osmani pritet në audiencë private nga Papa Françesku: Synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar sot se ajo dhe delegacioni nga Kosova është pritur në audiencë private nga Papa Françesku në Vatikan. Osmani e ka shprehur qartë në shënimin e saj në Fb, synimin e vendit të saj për t’u njohur nga Vatikani.

“E lumtur të pritesha në audiencë private nga Papë Françesku në Selinë e Shenjtë – shkruan Osmani. – Papën e njoftova me vendosmërinë tonë për ta kultivuar e promovuar më tej paqen, harmoninë dhe bashkëjetesën ndërmjet njerëzve, si vlera të popullit tonë, mbi të cilat janë kultivuar e ruajtur prej afro dymijë vjetësh edhe raportet tona me Selinë e Shenjtë.

 Në mënyrë të veçantë e falënderova Atin e Shenjtë për kujdesin që ai po tregon ndaj Kosovës dhe e falënderova për vendimin e tij të para pesë vjetëve, që Administratën Apostolike ta ngrinte në nivel të dioqezës.
Ishte kënaqësi e veçantë po ashtu që të shkëmbeja me të pikëpamjet mbi orientimin euroatlantik të Kosovës dhe progresin e vendit tonë drejt këtij synimi. Thellimi i mëtejmë i raporteve me Vatikanin dhe zgjerimi i bashkëpunimit në shumë fusha janë orientimi ynë i përbashkët. Synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në këtë drejtim dhe në avancimin e mëtejmë të raporteve tona shekullore.”

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme