Osmani s’e dekreton Ligjin për Pagën Minimale, e pret Kushtetuesen

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nuk do ta dekretojë Ligjin për Pagën Minimale, derisa Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim për të.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar këshilltari për media i presidencës, Bekim Kupina.

“Gjykata Kushtetuese sot e ka njoftuar Presidenten Osmani se grupi parlamentar i AAK-së dhe dy deputetë të tjerë kanë kërkuar shqyrtimin e kushtetueshmërisë së Ligjit për Pagën Minimale. Rrjedhimisht, Presidentja Osmani nuk do ta nënshkruajë këtë ligj, përpara se të kryhet shqyrtimi në Kushtetuese”, tha Kupina, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se javën e kaluar në kuvend u miratua në lexim të dytë Projektligji për Pagën Minimale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme