Osmani: Serbët lirohen nga taksat rrugore, mërgimtarëve i’u nxihet jeta në kufi! Turp!

Pas informacioneve se mbi 30 mijë kartela u janë ndarë shtetasve serb që transitojnë nëpër Maqedoni, për të shmangur pikëpagesat në korridorin 10, ka reaguar aktivisti i njohur nga Tetova, Krenar Osmani. Në një status në Facebook, Osmani e ka quajtur skandal këtë vendim, ndërsa ka shkruar se në kohën kur shtetasit serb lirohen nga taksat rrugore, mërgimtarëve iu nxihet jeta nëpër kufi.

“Me paratë e taksave tona, mbi 40 000 serb janë furnizuar me kartela – të liruar nga pagesa rrugore?!!!

Ndërsa mërgimtarëve tanë jo që nuk ju bëhet asnjë lehtësim, por gjenden 1000 mënyra për t’ua nxirrë jetën !!!

SKANDAL E KALUAR SKANDALI !!!
TURP MBI TURPET !!!”, shkruan Osmani, transmeton gazeta Lajm.

Ndërkohë, ministri i brendshëm, Oliver Spasovski theksoi se ky është gjest i miqësisë dhe bashkëpunimit duke shtuar se vendimi qeveritar ishte shenjë falënderimi për ata që e bëri Qeveria e Serbisë për vaksinimin e shtetasve të Maqedonisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme