Kryesuesi i deritanishëm i OSBE-së, Bujar Osmani, në konferencën përmbyllëse të Samitit, tha se agresioni rus ësht në kundërshtim me parimet bazë të organizatës, shkruan Alsat.
“Agresioni rus është në kundërshtim me parimet bazë të organizatës sonë dhe ka shkaktuar vuajtje të mëdha në Ukrainë, por ka qenë gjithashtu një sfidë për organizatën tonë. Dhe kjo është arsyeja pse rezultati i këtij këshilli është revolucionar sepse shumica e të pranishmëve u mblodhën këtu dhe theksuan përkushtimin e tyre ndaj parimeve themelore të organizatës dhe parimeve të Helsinkit. Unë jam ministër i një vendi që bëri shumë kompromise dhe që ishin shumë më të dhimbshme, por ky kompromis ishte i nevojshëm që OSBE të vazhdonte punën. Shpresoj se viti 2024 do t’i japë fund agresionit të Rusisë”, tha Osmani./ Alsat.mk