Osmani: Takimi Thaçi-Putin s’është i papritur, për herë të parë një politikan shqiptar mbështet planet serbo-ruse

Për deputeten e LDK-së, Vjosa Osmani, shtrëngimi i duarve mes Putinit dhe Thaçit nuk është fare i papritur.

Kjo, sipas Osmani, sepse për herë të parë në historinë e Kosovës, një politikan shqiptar del haptas në mbështetje të planeve serbe dhe ruse për ndarje të Kosovës.

“Dhe kjo nuk bëhet rastësisht nga Thaçi. Shpresa që këto akrobacione të rrezikshme mund të shpëtojnë lëkurën e dikujt, mund të jetë njëra nga arsyet. Kosovës nuk i bënë nder takimi me Putinin, si lider autoritar i izoluar nga Perëndimi për shkak të të bëmave të tij në ish-Republikat Sovjetike, e as mesazhi i përçuar përmes këtij takimi për një orientim tjetër gjeostrategjik që bie në kundërshtim me vlerat dhe aspiratat tona euroatlantike”, ka thënë Osmani.

“Nder Kosovës do t’i bënte duarshtrëngimi me Kancelaren Merkel, e cila po lufton me ngulm për të mbrojtur kufijtë e Kosovës nga armiqtë e brendshëm e të jashtëm të vendit tonë. Por, Thaçit i mungoi dje ajo fotografi, prandaj edhe e zëvendësoi me një të para disa muajve. Shpresoj që imazhi i sotëm Putin-Thaçi të bindë të gjithë deputetët e pushtetit që ka ardhur koha që copëtimin e vendit ta kundërshtojnë jo vetëm me fjalë por edhe me votë”, ka thënë më tej deputetja më e votuar në Kuvendin e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme