Osmani takon sot ambasadorin bullgar, Petkov

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani, me rastin e marrjes së Presidencës në Këshillin e Bashkimit Evropian, sot në ora 13:00 në hapësirat e MQ-EU Info qendër (Sheshi Maqedonia) do të realizojë takim joformal me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë, Ivan Velikov Petkov.

Në takim, Osmani do t’i përcjellë urimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Republikën e Bullgarisë për marrjen e Presidencës së Bashkimit Evropian, ku do të diskutohen edhe prioritetet e Presidencës së Bullgarisë, politika e zgjerimit, integrimi i Republikës së Maqedonisë, bashkëpunimi rajonal etj.

Para takimit janë paraparë deklarata për media nga ana e zëvendëskryeministrit Osmani dhe ambasadorit Petkov, pas së cilës do të drejtohen në shëtitje të shkurtër përmes sheshit Maqedonia dhe urës së Gurit deri në Çarshinë e vjetër, ku do të kenë takim joformal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme