Osmani uron presditen Sheinbaum: Shpresojmë për mundësi bashkëpunimi mes Kosovës dhe Meksikës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidenten e Meksikës, Claudia Sheinbaum për fitoren e saj në zgjedhjet e së dielës.

Në një postim në “X” Osmani ka deklaruar se shpreson që do të ketë bashkëpunim mes Kosovës dhe Meksikës.

“Urime Presidentes së zgjedhur Claudia Sheinbaum në zgjedhjen e saj historike si presidentja e parë grua e Meksikës. Në një botë që përballet me shumë sfida, është frymëzuese t’i shohësh shumë gra që marrin role udhëheqëse. Shpresoj se presidenca e saj do të ofrojë mundësi për bashkëpunim të zgjeruar mes vendeve tona”, ka shkruar Osmani.

Claudia Sheinbaum është zgjedhur presidentja e parë grua e Meksikës në një fitore historike bindëse.

Ajo fitoi midis 58% dhe 60% të votave në zgjedhjet e së dielës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme